Perrota do ta mbyllë karrierën tek Roma
Për Simone Perrotën interesohen Bajerni i Mynihut, Fiorentina, Lioni, Milani, por lojtari dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin italian. “Klienti im kërkon që ta mbyllë karrierën tek Roma, - ka thënë Bepe Poco, agjenti i mesfushorit. - Ai nuk do të ndryshojë skuadër, kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhen disa vlerësime, mbi të gjitha me klubin. Kam folur me Praden, ai e di se si qëndrojnë gjërat. Perrota ka edhe një vit në kontratë, kështu që askush nuk mund ta ndalojë të qëndrojë këtu. Më pas në fund do të shohim, nëse klubi verdhkeuq do të dojë të rinovojë”.