Koboli: Do të ndërhyjmë edhe në mbrojtje
Në shtëpinë e Juventusit vazhdojnë bisedimet për Gaetano D’Agostinon. Presidenti i Juventusit, Xhiovani Koboli Xhilji është shprehur optimist për mesfushorin e Udinezes: “Do të ketë takime të reja”, - tha ai, duke lënë të kuptojë se mund të ulet kërkesa e parë prej 20 milio eurosh në 14 milionë që kërkon Juventusi për kartonin e mesfushorit. Por jo vetëm kaq: presidenti bardhezi ka shtuar që merkato e klubit bardhezi nuk do të ndalojë vetëm te D’Agostino: “Sigurisht do të bëjmë diçka për mbrojtjen, por janë gjëra akoma në letër”.