27 qershor 2009

Akuafreska zgjedh Atalantën

Do të jetë Atalanta skuadra e ardhshme e ish-sulmuesit të Kaljarit Robert Akuafreska. “Akuafreska ka zgjedhur të shkojë tek skuadra e Atalantës, duke refuzuar ofertën e bërë nga klubi i Parmës. Këtë ia kemi bërë të ditur Xhenoas dhe skuadra e Preciozit ka kërkuar tri ditë kohë për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje. Natyrisht kartoni është në pronësi të kuqebluve kështu që i takon atyre fjala e fundit”, ka bërë të ditur menaxheri i sulmuesit italian, Paolo Fabri.