27 qershor 2009

Fiorentina, tani kërkon Markionin

Duket se Korvino ka gjetur një marrëveshje me Juventusin për të çuar në Firence mesfushorin Marko Markioni, i cili ka punuar në të kaluarën me Prandelin. Marrëveshja mund të arrihet me formulën e bashkpronësisë, për një shifër rreth 2,8 milion euro. Për zyrtarizimin e gjithçkaje mungon vetëm konfirmimi i lojtarit, që duhet të vijë shumë shpejt pasi të sqarohen të gjitha detajet e kontratës. Pantaleo Korvino ka konfirmuar se për transferimin e Roiston Drentes nga Reali i Madridit kanë mbetur vetëm detajet: “Drente është një ide e jona, kemi folur me Realin dhe jemi dakord, kanë pranuar ofertën tonë për variantin e borxhit. Drente është në dijeni dhe ka pranuar. Ndoshta arrijmë të përfundojmë gjithçka brenda javës së ardhshme”, ka thënë Korvino.