27 qershor 2009

Napoli merr edhe Zunigën

Mund të konsiderohet Reali italian: Napoli është gjithnjë dhe më i papërmbajtshëm, pas blerjeve të Kualjarelës, Cigarinit, Kampanjaros dhe De Sanktisit, është zyrtarizuar edhe arritja e një marrëveshjeje me Huan Kamilo Zunigën. Napoletanët tani numërojnë pesë blerje të bëra në këtë merkato dhe duket se nuk kanë asnjë qëllim të ndalen me kaq. De Laurentis ka marrë një Napoli të denjë për Serinë C dhe tani do ta kthejë në një skuadër kompetitve edhe në nivelin europian. Kështu Napoli ka marrë edhe Zunigën. Kolumbiani është 23 vjeç dhe vjen nga një sezon i shkëlqyer me Sienën. Qëllimi i klubit të kaltër është të mbështetet tek lojtarë të rinj, dhe mbi të gjitha, t’i integrojë këta në një projekt taktik të saktë. Kështu ekipi zgjerohet, blen lojtarë të rëndësishëm, duke menduar për ëndrrën e madhe: Champions Ligën. Merkatoja e goditur e Napolit vazhdon të jetë në lëvizje dhe duket se nga Lotito ka ardhur një kërkesë që e ka bërë De Laurentisin të buzëqeshë: dhjetë milion për Pandev plus të riun Blazi dhe Santakroçen. Orët e fundit është përmendur edhe Obina, që me cilësitë e tij të mira teknike, ka tërhequr vëmendjen e Donadonit. Në fund po kërkohet të arrihet një marrëveshje me Bolonjën për Paciencën dhe Jecon, të cilët pëlqehen shumë nga klubi kuqeblu.