Fabregas mbetet në Arsenal
Cesc Fabregas ka insistuar se do të mbetet në Arsenal dhe përjashtoi njoftimet rreth rikthimit në Spanjë. Kapiteni i Topxhinjëve spekulohej se mund të rikthehet te ish klubi i tij Barcelona ose rivali spanjoll Real Madrid. Por, 22 vjeçari ka deklaruar: “Për të gjithë ata që e kanë të paqartë apo mund të kenë keqkuptuar qëndrimin tim, më lejoni t’ua sqaroj. E ardhmja ime është në këtë klub të shkëlqyeshëm. Jam plotësisht i përqendruar në Arsenal”.