27 qershor 2009

Dy klubet madrilene këmbëngulin

Ndërkohë që David Trezege konfirmohet nga presidenca e Juventusit, dy klubet madrilene, Reali dhe Atletiko vazhdojnë të ndjekin me shumë vëmendje çështjen e sulmuesit francez. “Galaktikët” e Florentino Perezit shohin te francezi, sulmuesin ideal për ta vënë përpara dyshes së mrekullive, Kristiano Ronaldo dhe Kakà. Ndërkohë, Atletiko, e cila tashmë me shumë mundësi mund të humbasë Diego Forlanin e kërkon Trezegenë për ta vënë përkrah argjentinasit, Serxho Aguerro. Gjithsesi, tashmë që drejtuesit juvetinë i kanë konfirmuar besimin bomberit transalpin, David Trezege mund të zgjedhë të vazhdojë dhe të përfundojë karrierën e tij nën ngjyrat bardhezi, ndonëse dy ofertat e skuadrave madrilene sigurisht që mund të tundojnë numrin 17 bardhezi.