27 qershor 2009

Chivu synon Ligën e Kampionëve

Qendërmbrojtësi i Interit, Cristian Chivu ka theksuar se objektivi kryesor i ekipit për sezonin e ardhshëm është triumfi në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi rumun kaloi pjesën më të gjatë të sezonit të kaluar i lënduar dhe bëri vetëm 19 paraqitje.“Objektivi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të arrijmë më tepër se vitin e kaluar”, deklaroi Chivu, i cili insistoi se nuk planifikon të largohet nga klubi. “Nuk kam ndërmend të largohem, sepse nuk jam futbollist që shpesh i ndërron klubet”, përfundoi ai.