27 qershor 2009

Blerja e radhës, Parma merr Biabianin

Parma është një nga klubet më aktiv në merkaton e këtij viti. Presidenti Girardi ka provuar eksperiencën në Serinë B dhe synon të evitojë surpriza të tjera të këtij lloji në të ardhmen. Kështu i është futur menjëherë punës për të krijuar një skuadër kompetitve për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë Girardi që ka zyrtarizuar blerjen e rradhës: “Për Biabianin gjithçka ka përfunduar. Pëlqehet shumë nga Guidolin dhe ka pasur një dëshirë të madhe për të ardhur tek Parma , - ka thënë presidenti i verdhebluve. - Unë dua vetëm lojtarë të motivuar, që janë të gatshëm të mbështesin projektin tonë me shumë entuziazëm dhe me dëshirë për t’u sakrifikuar. Ata që nuk e kanë këtë nuk do të vijnë tek Parma”. Ka edhe dy çështje për t’u zgjidhur: Di Natale dhe Panuçi: “Për Panuçin vlen e njëjta gjë: kush nuk është entuziast nuk vjen. Ndërsa për Di Natalen po analizojmë situatën”, - ka thënë Girardi.