Është Luçiano Spaleti trajneri më i preferuar nga ana e tifozerisë së Juventusit për të marrë nga sezoni i ardhshëm drejtimin e skuadrës së tyre të zemrës. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga uebsajti i njohur italian, “calciomercato.com”, populli bardhezi është i gatshëm të përqafojë trajnerin aktual të Romës. Luçiano Spaleti kryeson këtë sondazh me 40 për qind të preferencave, duke lënë pas edhe dy nga ish-ikonat e klubit torinez, Çiro Ferraran, teknikun aktual bardhezi që është preferuar nga 24 për qind e votuesve dhe Antonio Konten, trajnerin e Barit, që renditet i treti me 21 për qind të preferencave.