JUVELIVE

23 maj 2009

SYNIMET NË MERKATO

DENTINJO
Sulmuesi i skuadrës së Korinthiasit, është prej disa muajsh një ndër objektivat kryesor të skuadrës së Juventusit, por kohët e fundit, bisedimet mes dy klubeve duken se kanë avancuar pozitivisht. 19-vjeçari është një alternativë shumë e mirë për skuadrën e re, pasi Dentinjo më shumë sesa sulmues është një mesfushor i avancuar, që shumë mirë mund të pozicionohet në rolin e Pavel Nedvedit që do të varë këpucët në gozhdë pas këtij kampionati. Çmimi i tij është 10 milionë euro.

KUALIARELA
Ndonëse asgjë nuk është firmosur, pritet që me përfundimin e kampionatit gjerman (këtë fundjavë zhvillohet ndeshja e fundit), të hënën të firmoset zyrtarisht kontrata me brazilianin Diegon. Në këtë mënyrë, duke parë largimin e sigurt të David Trezegesë, bardhezinjtë duan ta zëvendësojnë atë me Kualiarelën, me menaxherin e të cilit, Juventusi ka nënshkruar një parakontratë, mbi shifrën e 13 milionë eurove, por kjo shumë mund të ulet, në bazë të huazimeve që mund të bëjnë bardhezinjtë në Udine.

D’AGOSTINO
Është një mesfushor që fare mirë mund ta krahasonim me Andrea Pirlon e Milanit, mbase nuk gëzon plotësisht cilësitë e kampionit kuqezi, por roli në fushë është i njëjtë me atë të milanisit. D’Agostino është një organizator që vepron përpara mbrojtjes së tij, dhe sigurisht që Juventusi nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë skemë, duke parë edhe mbërritjen e Diegos. Mesfushori i Udinezes është një përforcim i shkëlqyer, por fillimisht, bardhezinjtë duan ta huazojnë e më pas ta blejnë atë.

SALVIO
19-vjeçari më i suksesshëm i kampionatit argjentinas, por së fundi është grumbulluar edhe nga Maradona për miqësoren me Panamanë të fituar 3-1. Në Amerikën Jugore luan nën pseudonimin “Laveci i ri”, por Maradona e ka quajtur atë; “shpresa më e madhe e futbollit argjentinas”. Juventusi ka kohë që e mban nën vëzhgim Salvion dhe ditët e ardhshme pritet që Alesio Seko të udhëtonë drejt Amerikës së Jugut për të mbyllur përfundimisht këtë marrëveshje. Kartoni i tij kushton 8-10 milionë euro.