Mëngjesin e djeshëm në Vinovo (qendra stërvitore e Juventusit), skuadra e drejtuar nga Çiro Ferrara është stërvitur në një mënyrë të ndryshme nga herët e tjera, një stërvitje “alla kineze” do të ishte më e saktë. Sigurisht sepse të shohësh Del Pieron, Nedvedin apo Kielinin me një fanellë, ku emri i tyre shkruhej me germa kineze, ishte diçka shumë e veçantë... Shkaku i një risije të tillë, i fanellave me emrat e kampionëve juventin me germa kineze, ishte një homazh në nder të televizionin kinez CCTV5, i cili ka vizituar dje Italinë, për të kryer një reportazh mbi 25 vjetorin e transmetimit të kampionatit italian, Seria A, në Kinë.