JUVELIVE

23 maj 2009

Xhon Elkan: Tekniku ynë i ardhshëm, Murinjo

“Ajo që është e rëndësishme është që Juventusi të rikthehet të fitojë dhe jam i bindur se Ferrara është një person shumë i zoti në profesionin e tij, shumë bindës dhe ka të gjitha mundësitë për të stimuluar skuadrën për ta na rikthyer në një udhë suksesesh të rëndësishme”. Xhon Elkan, nipi i avokatit Umberto Anjeli, trashëgimtar i grupit FIAT, që kontrollon skuadrën e Juventusit, pret shumë nga dy ndeshjet e fundit, dhe nga trajneri i ri i emëruar në krye të skuadrës. Elkan, i pyetur se, Çiro Ferrara do të mbetet tekniku i bardhezinjve edhe në vitin e ardhshëm, përgjigjet: “i qëndrojmë shumë pranë skuadrës dhe Çiro Ferraras dhe shpresojmë që Juventusit të rikthehet të fitojë. I gjithë stafi drejtues beson shumë në aftësitë drejtuese të Çiros për të rikthyer lojtarët tanë drejt rrugës së sukseseve. Pasardhësi i Ferraras? Kemi nisur dhe jemi shumë pranë marrëveshjes për të sjellë Murinjon në Torino”, ironizon Xhon Elkan. Bardhezinjtë që nuk fitojnë pres shtatë ndeshjesh në kampionat, duan me çdo kusht suksesin ndaj Sienës, për të vazhduar ëndrrën e arritjes së vendit të dytë, por në të njëjtën kohë për të mbrojtur vendin e tretë që aktualisht “Zonja e Vjetër”, pasi tashmë Fiorentina i ndjek vetëm me një pikë larg. “Të dielën do të jem në Montekarlo për të ndjekur Çmimin e Madh të Formulës 1, kështu që nuk do ta ndjek skuadrën nga tribuna. Gjithsesi, jam i bindur se lojtarët do të kundërpërgjigjen bindshëm në ndeshjen e radhës, pasi duam ta mbyllim pozitivisht këtë kampionat. Nëse shohim tabelën e renditjes jemi ende bindshëm në lojë për vendin e dytë të renditjes, por nga ana tjetër, nuk duhet të rrezikojmë, pasi duhet të mbrojmë të paktën vendin e tretë duke parë edhe presionin nga ana e Fiorentinës, - vazhdon të deklarojë zëvendëspresidenti i grupit FIAT –Skuadra është stërvitur e qetë gjatë kësaj jave, ndaj nesh nuk ekziston më asnjë lloj presioni, dhe besoj, madje do të vija bast se Juventusi do të shënojë një fitore bindëse kundër Sienës”, përfundon Xhon Elkan.