JUVELIVE
▼
23 maj 2009
Ferdinand: Jam gati për finalen
Rio Fernandiand e ka deklaruar veten të gatshëm për finalen e Ligës së Kampioneve, javën e ardhshme ndaj Barcelonës, pavarësisht se trajneri i Mançesterit, Sër Aleks Ferguson, ka ngjallur dyshime për gjendjen fizike të qendërmbrojtësit. Fergi tha se Ferndiand duhet të kalonte një test ndaj Hullit, përpara se të përfshihej në formacionin që do të luaj në “Olimpiko”. Por Ferdinand tha: “As që më shkon ndërmend të humbas finalen. Jam stërvitur me topin ditën e mërkurën dhe kam punuar me grupin në ushtrimet e forcës. Ky është riaftësimi më i rëndësishëm i karrierës sime.Dua të jem me çdo kusht në fushën e lojës dhe ky vullnet më bën të mos ndjej dhimbje. Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për të qenë 100% i gatshëm. Ndoshta Ferguson ka të drejtë, duhet të luajë ndaj Hullit. Kjo do të më ndihmojë, nuk do të më lodhë, përkundrazi.Gjithsesi do të mendoj për finalen vetëm kur të jem në avionin për në Itali. Unë nuk jam i shqetësuar për gjendjen time fizike, nëse Fergusoni është, duhet të pyesni atë.” Nga ana e tij, Sër Aleks, kishte deklaruar: “Ferdinand është shqetësimi i vetëm që kam për formacionin. Nëse nuk do të jetë i gatshëm kam besim te Xhoni Ivans. Eshtë vetëm 21-vjeç, por nuk e ka problem të luajë në nivele të tilla. Gjithsesi, prioritet është rikthimi i Rios.”