JUVELIVE
▼
23 maj 2009
Shampanjë e ndaluar për Maçedën!
Golashënuesi i ri i “djajve të kuq”, Federiko Maçeda, sipas raportimeve të shtypit anglez humbi festimet e klubit për titullin e fituar, pasi e larguan nga një klub nate, kjo për shkak të moshës së tij. “The News of the World” pretendon se 17 vjeçari u detyrua të largohej nga “The Living Room” në Mançester, duke u rikthyer në shtëpi me taksi, ndërkohë që shokët e tij të ekipit vazhduan kremtimet e titullit.Si pjesëtar i skuadrës së parë të Junajtid, Maçeda iu bashkua festës, por sidoqoftë nuk i takonte një medalje, pasi kishte luajtur vetëm tri ndeshje të Premier Ligës. Edhe kështu, rinoshi italian, luajti me siguri një rol jo të vogël në fitimin e këtij titulli në momente jo fort të lumtura, paçka se të përkoshshme për Mançesterin. Talenti shënoi në një fitore të vonë, dramatike, me debutimin e tij kundër Aston Vilës.Më pas në aktivizimin e dytë, shënoi vetëm pas pak minutash në fushë, duke zëvendësuar Dimitar Berbatovin, kur kampionët fitonin me Sandërlendin. Si shpërblim për ndihmesën e tij këtë sezon, “The News of the World” pohon se Sër Aleks Fergusoni do të porosisë medalje speciale të kampionit, që do t’ia shpërndajë futbollistëve që nuk e kanë plotësuar numrin e 10 ndeshjeve, si Ben Foster, Ues Bruan, Deni Uelbek dhe Maçeda.