JUVELIVE

23 maj 2009

Baloteli feston me një “look” të ri

Gëzimi i njerëzve, tatuazhi i ri i Materacit, pankarta për Ibrën, por mbi të gjitha pamja e re e Balotelit. Ajo e rikthimit në stërvitje nuk mund të ishte një ditë si gjithë të tjerat për kampionët e saposhpallur të Italisë. Materaci e ka festuar titullin numër 17 në kampionat duke i shtuar koleskionit të tij të tatuazheve një gjarpër (simboli i Interit) afër krahut të djathtë, ndërsa SuperMario ka lyer flokët me ngjyrë të verdhë dhe me ngjyrat e flamurit italian. Sipër kokës së tij tani duket pikërisht numri 17.