JUVELIVE
▼
23 maj 2009
Kualjarela: Inter apo Juve? Dua Championsin
Kur shikon emrin tënd çdo ditë në faqet e gazetave, i vënë prkrah, të paktën, dy skuadrave të ndryshme, është e natyrshme të futesh tek rethi i lojtarëve më të çmuar të merkatos. Mbi të gjitha nëse pretendentët quhen Inter dhe Juventus. Eshtë e vështirë të bësh një zgjedhje me dy alterantiva të tilla në dispozicion. Dhe për këtë arsye Fabio Kualjarela nuk flet shumë lidhur me të ardhmen e tij. Të themi të vërtetën ka vetëm një dëshirë. Të luajë në Champions: “Doni t’ju flas se sa i vështirë ka qenë kampionati në kategorinë C1 me Kietin? Apo qëndrimi në stol në C2 me Fiorentinën e re?Kush ka arritur të mbijetojë nga situata të tilla nuk mund të frikësohet nga perespektiva për t’u përballur me Championsin”. Një kërkesë kjo që mund të plotësohet si nga zikaltrit ashtu edhe nga bardhezinjtë, pra deri këtu jemi në rregull. Sigurisht, kampionët në fuqi të Italisë ndoshta në këtë moment janë më tërheqës: “Ka qenë emcionuese të dëgjoja Moratin që përmendte emrin tim, - ka thënë Kualjarela. - Unë i përfolur për një kalim tek Interi kampion i Italisë. Ka qenë si një ëndërr me sy hapur. Ka një trajner të madh. Mourinjo të bën për vete, është i guximshëm”. Po sfida për t’u rikthyer në majë me Juven? “Pas një viti do të jetë gati për të fituar kampionatin dhe Championsin”, ka përfunduar Kualjarela.