JUVELIVE

02 prill 2009

Turpërohet Argjentina, Brazili kryen detyrën

Me humbjen e turpshme 1-6 ndaj Bolivisë në La Paz, Argjentina pësoi mbrëmë humbjen më të rëndë që pas 58’. Maradona theksoi se kishte vuajtur mbrëmë bashkë me të gjithë tifozët dhe se çdo gol i pësuar ishte si një thikë e ngulur në trup.

Ndërkohë Brazili me Kakanë për 90’ minuta në fushën e lojës dhe Ronaldinjon që hyri më pas në vend të Elanos, fitoi mbrëmë bindshëm 3-0 ndaj Perusë. Shënues për kariokat ishin Luis Fabiano dopietë dhe Felipo Melo.

Më poshtë po japim rezultatet dhe renditjen për kualifikimet në Amerikën e Jugut:

1-2 Prill 2009

Venezuela-Kolumbia 2-0
Ekuador-Paraguaj 1-1
Bolivia-Argjentina 6-1
Brazil-Peru 3-0
Kili-Uruguaj 0-0

Renditja

1 Paraguaj 24
2. Brazil 21
3. Kili 20
4. Argjentina 19
5. Uruguaj 17
6. Ekuador 14
7.Kolumbi 14
8. Venezuelë 13
9. Bolivi 12
10. Peru 12