Marçelo Lipi është shumë i zhgënjyer nga gjyqtari i takimit të mbrëmshëm mes Italisë dhe Irlandës. Skuadra italiane e drejtuar nga Lipi nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 brenda në fushën e vet përballë irlandezëve të drejtuar nga Xhovani Trapatoni. “Gjyqtari ishte katastrofë. Jemi mësuar të shohim gabime gjyqtarësh, por ky i mbrëmshmi ishte me të vërtetë i dobët”, deklaron Marçelo Lipi. Skuadra e Lipit mbeti me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Pacinit që në minutën e 4-t të takimit. Italia gjendet në krye të Grupit 8 me 14 pikë, ndërsa Irlanda ëhstë ndjekësja më e afërt me 12 pikë.