Fenomeni është rikthyer dhe mbrëmë e ka demonstruar edhe një herë tjetër. Në fakt ka sërish një firmë të Ronaldos në fitoren e Korinthians ndaj Ituano me rezultatin 3-0: ish-sulmuesi i Interit, Realit e Milanit ka realizuar golin e 2-0 në minutën e 26 të pjesës së parë. Bëhet fjalë për golin e pestë në 7 ndeshje zyrtare për sulmuesin, i cili edhe pse është 3 kg më i rëndë, duket shumë pranë formës së tij më të mirë, pas dëmtimit të pësuar vitin e kaluar. Me këtë fitore, Korinthias afrohet 3 pikë larg kryesues Palmeiras.