JUVELIVE

01 prill 2009

Këshillon Riberinë

Merkatoja e Juventusit rrotullohet rreth gjetjes së trashëgimtarit të çekut, Pavel Nedved. Në listën e gjatë të drejtuesve bardhezi figurojnë emra si Diego i Verderit, Silva dhe Riberi, që të gjithë këta lojtarë tepër cilësorë. Ndër të lartpërmendurit, i riu i juventinëve Markizio ka të preferuarin e tij: “Besoj se Pavel mund të japë akoma tek Juventusi. Ai është në gjendje të vazhdojë të bëjë dallimin në fushë të paktën edhe për një vit. Por nëse vendos të largohet, me Riberinë në skuadër do kishim një të ardhme të garantuar. Kundër Çelsit treguam se ndërmjet nesh dhe atyre nuk ka ndonjë dallim të madh. Ata kanë vetëm pak më tepër eksperiencë ndërkombëtare se ne”.