Në shtëpinë e “Zonjës së vjetër” flitet më shumë për merkaton, sesa për mundësinë e arritjes së Interit në krye të klasifikimit. Zërat e fundit që qarkullojnë flasin për një transferim të Trezeges tek Çelsi sezonin që vjen. Por kur presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhili, pyetet mbi këtë mundësi, ai përgjigjet shkurt: “Nuk më rezulton se Trezege do shkojë tek Çelsi, francezi është i pashitshëm”. Kreu i klubit bardhezi preferon të fokusohet më tepër tek kapiteni i skuadrës, Aleks Del Piero, sesa te çështja Kasano: “Ranieri do e ndërtojë skuadrën e ardhshme rreth Del Pieros. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit. Për të tjerat mendon klubi”. Ndërsa Xhixhi Bufonin, ai e cilëson si shtyllën e ekipit juventin. “Bekuar qoftë momenti në të cilin Juventusi mori Bufonin. Shpresoj që Xhixhi të vazhdojë të luajë me ne gjer në përfundim të karrierës së tij. Ne kemi një kontratë me Bufonin dhe jam i sigurt se ai do vazhdojë t’i japë akoma më shumë skuadrës sonë, pasi lojtarë si Bufon e ndjejnë me të vërtetë rëndësinë e fanellës që mbajnë veshur”. Megjithatë, kreu i klubit bardhezi i jep të drejtë Xhixhi Bufonit, i cili thotë se në rast se për të do vinte ndonjë ofertë marramendëse, Juve duhet ta marrë në konsideratë atë. “Bufoni ka të drejtë. Kjo është mëse e drejtë. Nëse ne do ta shisnim Bufonin me një çmim marramendës, do kishim të ardhurat e duhura për të ndërtuar një Juventus akoma më të fortë. Por për momentin nuk na ka ardhur asnjë ofertë për superportierin tonë. E ndonëse e mendoj si Bufon, përsëri jam i kënaqur që një ofertë e tillë nuk na ka futur në mendime”, ka përfunduar presidenti bardhezi.
JUVELIVE
▼
01 prill 2009
“Del Piero, e tashmja dhe e ardhmja e Juves”