JUVELIVE

03 mars 2009

“Po eliminuam Seviljen, fitojmë Kupën e Mbretit”

Një nga veteranët e klubit të Atletik Bilbaos, Hoseba Eçeberria, është munduar të karikojë shokët e tij të skuadrës para ndeshjes kundër Seviljes, për Kupën e Mbretit. “Do jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi të aftë t’ia dalim mbanë. Duhet të motivohemi për të dhënë maksimumin tonë. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme. Jam i bindur që nëse arrijmë ta eliminojmë Seviljen, do fitojmë Kupën e Mbretit. Në rast se do e kalojmë këtë sfidë, atëherë do kemi forcën e duhur morale për të mundur çdo ekip që do kemi përballë në finale”, theksoi Hoseba Eçeberria, duke shpresuar që fitojnë një trofeu këtë sezon, pas shumë vitesh mungesë.