JUVELIVE
▼
03 mars 2009
“Golat dhe fitoren ia dedikoj djalit”
Atletiko Madridi bëri një nga përmbysjet më të bukura të këtij viti, pas fitores 4-3 përballë Barcelonës në “Visente Kalderon”. Diego Forlan dhe Serxho Aguero ishin dy heronjtë e madrilenëve, pasi shënuan dy gola secili. Vetë Aguero tregon burimin e frymëzimit të tij. “Djali im Benjamin Leonel Aguero Maradona erdhi në stadium për herë të parë që të më shihte të luaja dhe më solli fat. Të gjithë ne do donim t’ia dedikonim pikërisht atij këtë fitore. Ishte një takim i bukur dhe Forlan zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Ne të gjithë ndihemi optimistë. Nëse do të arrijmë të luajmë në ndeshjen e ardhshme kundër Realit siç luajtëm me Barcelonën, atëherë i kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë”, shprehet Aguero.