JUVELIVE
▼
03 mars 2009
Kameni, nën shënjestrën e bavarezëve
Mikael Rensing vazhdon të mos dhurojë siguri për portën e Bajernit, për rrjedhojë drejtuesit e klubit e gjykojnë si një objektiv parësor blerjen e një portieri cilësor gjatë merkatos së verës. E në fakt, duket se e kanë përzgjedhur kandidatin kryesor. Bëhet fjalë për portierin e Espanjolit, Karlos Kameni, i cili ka shkëlqyer me fanellën e klubit spanjoll. Bavarezët po përgatiten ndërkaq të bëjnë një ofertë për lojtarin, por duke vlerësuar edhe rivalitetin e klubeve të tjera. Janë tri skuadra angleze që kanë shfaqur gjithashtu interesin e tyre për Kamenin, e pikërisht Njukasëlli, Totenhemi dhe Fulhami. E ndërsa gardiani i portës së Espanjolit është në vëmendjen e disa skuadrave, vetë drejtuesit e klubit po përgatiten të rinovojnë kontratën me të, mirëpo duket se ky i fundit është gati të largohet.