JUVELIVE

05 shkurt 2009

Vllaznia shkatërron Besën me rezultatin e thellë 4-1

Vllaznia shkatërroi ekipin e Besës me rezultatin 4-1 për javën e 19-të të Superligës shqiptare. Heroi i shkodranëve është Xhevair Sukaj, i cili arriti të shënonte tre gola në portën e kavajasve.

Miqtë e Besës ishin të parët që kaluan në avantazh, por pa arritur të mbajnë në fuqi rezultatin deri në përfundim të ndeshjes. Me këtë fitore Vllaznia ndjitet në kuotën e 37 pikëve, duke pritur e qetë ndeshjen që Tirana do të luajë nesër kundër Shkumbinit. Besa mbetet në kuotën e 29 pikëve duke mbajtur vendin e katërt.

Vllaznia - Besa 4 - 1

(T) Bledar Mancaku 40'; (V) Xhevair Sukaj 68'; (V) Vioresin Sinani 79'; (V) Xhevair Sukaj 83'; (V) Xhevair Sukaj 86'

*Bledar Mancaku është ndëshkuar me karton të kuq për protesta në minutën e 70-të.

**Bilal Veliaj ndëshkohet me karton të kuq për prekje të topit me dorë, dhe Besa mbetet me 9 lojtarë në fushë.