Çesk Fabregas kërkon rikthimin tek skuadra e Barcelonës në kampionatin spanjoll. Lajmin e publikon sot e përditshmja spanjolle Marca, e cila thotë se futbollisti do të kalojë tek katalanasit sezonin e ardhshëm. Mesfushori 21-vjeçar është rritur tek klubi i Barcelonës, derisa ai u transferua në vitin 2003 tek Arsenali. Me këtë skuadër Fabregas ka një kontratë deri në vitin 2014. Sipas gazetës Marca, klubi i Barcelonës nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 20 milion euro për futbollistin e përfaqësueses spanjolle.