JUVELIVE

05 shkurt 2009

Surprizojnë me fitoret ekipet e Partizanit dhe Lushnjes

Partizani ka arritur të marrë një fitore të bujshme 1-0 në derbi me Dinamon. Kjo fitore vjen për skuadrën e drejtuar nga Shpetim Duro si një kurë e mirë në momentin e duhur. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 10-të me 19 pikë. Dinamo mbetet në vendin e tretë me 29 pikë.

Fitore të bujshme arriti edhe Lushnja në ndeshjen e kësaj jave përballë Elbasanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Kjo fitore i rregullon mjaft pozitat e lushnjarëve në tabelë duke i ngjitur ata në vendin e parafundit me 17 pikë, një më shumë se Bylisi i fundit. Elbasani zbret në vendin e nëntë me 23 pikë.

Partizani - Dinamo 1 - 0

Babamusta 86'


Lushnja – Elbasani 1 - 0

Klodian Arbri 38'