Apolonia arritit të marrë një fitore të vyer 1-0 në derbin e prefekturës me skuadrën e Bylisit. Me këtë fitore Apolonia ngjitet në kuotën e 24 pikëve duke mbajtur vendin e 8-të. Kjo është fitorja e dytë për ekipin fierak në ndeshjen e dytë për këtë vit. Kjo humbje e zbret Bylisin në vendin e fundit të tbelës me 16 pikë.
Ndeshja Flamurtari-Teuta është ndarë në barazim 1-1. Të dyja ekipet vijnë nga humbjet në fushën e tyre nga Apolonia dhe Elbasani. Flamurtari ndodhet në vendin e 7-të me 24 pikë, ndërsa Teuta një vend më lart me një pikë më shumë.
Apollonia - Bylis 1 -0
Ferizoviç 49'
Flamurtari - Teuta 1 - 1
Taulant Kuqi 18'; Muçollari 40'