JUVELIVE
▼
05 shkurt 2009
Thiago Silva kërkon të shfrytëzojë mundësitë
Thiago Silva do të jetë pjesë e Milanit në ndeshjen miqësore që kjo skuadër do të luajë nesër mbrëma me skuadrën e Renxhers Glasgout. Kjo është ndeshja e dytë e mbrojtësit brazilian me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti, pas asaj të zhvilluar me Hanoverin në Gjermani. Thiago Silva nuk mund të aktivizohet në ndeshjet zyrtare, pasi ekipi i Milanit e ka plotësuar numrin e futbollistëve të lejuar ekstrakomunitarë. Mbrojtësi i Milanit do të jetë edhe në organikën e përfaqësueses braziliane të thirrur nga tekniku Dunga për ndeshjen miqësore që do të luajë me Italinë në datë 10 shkurt 2009. Talenti brazilian zotohet se do të shfrytëzojë çdo mundësi që mund t’i japë tekniku Dunga tek skuadra e Brazilit.“Dua ta vazhdoj përpara aventurën time. Dua ta shfrytëzoj ne maksimum çdo mundësi që mund të më jepet me përfaqësuesen e Brazilit”, deklaron Thiago Silva.