JUVELIVE

05 shkurt 2009

Dinamo, trajneri Zllatko Daliç jep dorëheqjen

Trajneri i Dinamos, Zllatko Daliç, jep doreheqjen nga drejtimi i skuadrës pas humbjes së fundit me Partizanin 0-1 për javën e XIX-të të Superligës. Kjo humbje e kampionëve vjen menjëherë pas asaj të se shtunës me Tiranën 2-4. Gjithçka për këtë largim pritet të zyrtarizohet sot, pasi trajneri kroat të ketë paraqitur kërkesën e tij tek presidenti Besnik Sulaj. Dinamo është skuadër pretendente për kampionatin shqiptar. Dy humbjet e fundit i rëndëjno shumë pozitat e tyre për pretendimet e titullit. Kampionet e vendit ndodhen në vendin e tretë me 8 pikë më pak se Vllaznia kryesuaese, dhe 4 më pak se Tirana e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak, pasi do të luajë sot me Shkumbinin.