Mbrojtësi i kombëtares së Brazilit dhe klubit Fluminense, Tiago Silva, e ka akuzuar Cristiano Ronaldon për ndërhyrje të ashpër me të cilën ka mundur t’ia thyejë këmbën.Ronaldo erdhi me shumë pritje në Brazil, dhe që në intervistën e parë për mediat braziliane tha se është “lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë”, por kombëtarja portugeze mbrëmë u mposht thellë nga ajo braziliane.“Nuk e pranoj faljen. Ishte mirë që kërceva në ndërhyrjen e tij, përndryshe ai do të ma thyente këmbën”, ka thënë Tiago Silva.“Ai duhet të tregojë më shumë respekt për të tjerët, pa dallim që të gjithë e llogarisin si lojtari më i mirë në botë. Është vështirë ta pranoj atë që ai bëri. Ai ishte nervoz pasi nuk mund të krijonte asgjë”, ka shtuar mbrojtësi brazilian.