Sulmuesi i Interit, Adriano, ka konfirmuar spekulimet më të reja se ka pasur probleme me trajnerin Jose Mourinho, ndërsa tani i ka vendosur ultimatum klubit: nëse nuk luan do të largohet.“Kemi pasur probleme me Mourinhon dhe është dashur të qëndroj jashtë fushe për një kohë, së paku katër ndeshje”. “Sido që të jetë, mendoj se do të kthehem në ndeshjen e të shtunës, pasi që është një takim shumë i rëndësishëm dhe kam për qëllim të luaj mirë’. “Shpresoj të vazhdoj të luaj për Interin, përndryshe do të luaj për ndonjë skuadër tjetër”, është shprehur sulmuesi brazilian.