20 nëntor 2008

Ajaxi kërkon zëvendësim për Huntelaar

Drejtori sportiv i Ajaxit, Danny Blind, ka zbuluar se klubi është në kërkim të një sulmuesi, i cili sigurisht se do të ishte zëvendësim për Huntelaar.
Interesimi më i madh për sulmuesin holandez të Ajaxit, Klaar Jan Huntelaar, vjen nga dy ekipet, Arsenali dhe Real Madridi.Për këtë arsye, Ajaxi tashmë është hedhur në kërkim të një zëvendësimi, i cili me sa duket do të jetë sulmuesi i Groningen, Markus Berg. Blind sheh në të një zëvendësim perfekt për Huntelaar.“Ai është një prej disa sulmuesve të cilët vazhdimisht jemi duke i përcjellë”, ka bërë të ditur drejtori sportiv, Danny Blind.