20 nëntor 2008

Morati i përgjigjet Xhilit: Do ta shohim fitoren e Juves 2-1!...

Atmosfera e derbit të Italisë është ndezur ende pa filluar në fushën e lojës. Drejtuesit e të dyja skuadrave janë përfshirë në disa deklarata ironike ndaj njëri-tjetrit. Kobolo Xhili deklaroi se bardhezinjtë do të fitojnë me rezultatin 2-1.Morati i përgjigjet shpejt e shpejt juventinit, duke deklaruar: “Jemi të kënaqur për ta. Janë mirë këto ditë, le të shohim sesi do të jetë fundi…”.Më pas Morati flet për asin e tij, të cilin ia rrëmbeu Juves menjëherë pas skandalit të vitit 2006, Ibrahimoviçin.“Ibrahimoviçi është në formë, e rëndësishme është të luajë mirë, siç bëri me Palermon, -deklaroi Morati, -Nuk është e rëndësishme në shënoi një gol, apo dha ndonjë asist, e rëndësishme është të vazhdojë kështu”.Presidenti i Interit pranoi se tensionet në të tilla përballje klasike janë gjithmonë të pranishme. Superndeshja do të luhet ditën e shtunë në mbrëmje.