20 nëntor 2008

Juventusi prezanton projektin e stadiumit të ri..

Juventusi prezanton sot projektin e stadiumit të ri 100 milionësh, në auditoriumin e titulluar me emrin e Avokat Anjelit. Stadiumi i ri do të jetë në vendin e “Dele Alpit” të vjetër.Punimet për ndërtimin e tij do të fillojnë në pranverën e vitit 2009, dhe do të përfundojnë në majin e vitit 2011. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 40 700 vendesh, dhe një qendër të madhe komerciale. Jashtë do të ketë një zonë të gjelbëruar prej rreth 30 mijë metrash katrorë, dhe me një parking me 5 300 vende. Në këtë atadium do të transferohen të gjitha asetet e skuadrës së Juventusit, ku do të ndërtohet dhe një muze historik për bardhezinjtë.