20 nëntor 2008

Henry: Gerrard është më i miri

Sulmuesi i Barcelonës Thierry Henry ka theksuar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, e meriton ta fitojë titullin e lojtarit më të mirë në Evropë, dhe se është dëm i madh që ende nuk i është dhënë një çmim i tillë.
“Stiven është frymëzimi i Liverpoolit. Mendoj se është dëm i madh që nuk e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë pas finales së Stambollit në vitin 2005. Për mua Gerrard është më i miri”. “Ai është mesfushor, ndërsa kur t’i numëroni golat që i ka shënuar, nuk mendoj se ka ndonjë sulmues që ka shënuar gola aq të rëndësishëm”. “Mendoj se pasi ta përfundojë karrierën, duhet të vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në repartin e mesfushës. Për mua ai është vetë Liverpooli”, ka thënë francezi, duke shtuar se do të mbetet ëndërr dëshira e tij për të luajtur krahas mesfushorit anglez.