12 shtator 2008

Zola i nderuar me pozitën e trajnerit të West Hamit

Gianfranco Zola sot është promovuar si trajner i ri i ekipit të Valon Behramit, West Hamit. Italiani ka premtuar se kjo përbërje do të ketë dobi prej përvojës së tij 20 vjeçare në futboll.“Jam i kënaqur që jam këtu. Kjo është një nder i madh për mua që jam i involvuar në një klub kaq të rëndësishëm. Mund të premtoj se do të jam maksimumin për të mirën e klubit”, ka thënë Zola në prononcimin e tij të parë si trajner i klubit anglez.“West Ham ka traditë të mirë dhe unë jam këtu për ta zhvilluar ekipin dhe lojtarët. Kjo është detyrë e imja dhe do të jap gjithçka nga vetja. Në disponim të lojtarëve e kam përvojën dhe dijen time”, ka shtuar trajneri i ri italian.