12 shtator 2008

Bayern mund ta shesë Podolskin dhe ta blejë Arshavin

Bayern Munich mund ta lëshojë të largohet në janar sulmuesin Lukas Podolski, dhe të hyjë në garë me Real Madridin dhe Manchester Cityn për t’i fituar shërbimet e rusit, Andrei Arshavin.Kampionët gjermanë janë pajtuar me kërkesën e sulmuesit për t’u larguar nga klubi, mirëpo ata do ta bëjnë këtë pasi të gjejnë një zëvendësues. Arshavin mund të kushtojë më shumë sesa janë të gatshëm të paguajnë bavarezët, mirëpo nëse Podolski kalon te City, atëherë Bayerni mund të fitojë shumë nga kjo shitje dhe të investojë për transferimin e sulmuesit rus.