Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka folur për situatën e italianëve në fazën e mbrojtjes duke pohuar se Azzurët kanë nevojë për mbrojtës të rinj.“Koha kalon për të gjithë, ndërsa kanë kaluar dy vite prej kur e kemi çuar Kupën e Botës. Presim të vijnë disa fytyra të reja, megjithatë nuk kemi gjendje urgjente në mbrojtje”. “Nuk është lehtë të luash në shtator me kombëtaren, për shkak të angazhimeve të mëdha që kemi në të gjitha garat tjera, kështu që marrja e këtyre gjashtë pikëve nuk është diçka që duhet nënvlerësuar”, ka thënë mbrojtësi i Realit.