10 shtator 2008

Xavi: Eto është investimi më i mirë i Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se mbajtja e Samuel Eto në skuadër ka qenë investimi më i mirë i Barcelonës gjatë kësaj vere dhe llogarit se kamerunasi është sulmuesi më i mirë në botë.“Mendoj se Eto’o është lojtari kyç i përbërjes. Për mua, vazhdimi i qëndrimit të tij është gjëja më e mirë e kësaj vere dhe ai është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë mesfushori spanjoll, i cili sonte do të jetë pjesë e kombëtares së Spanjës në ndeshjen kundër Armenisë, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.Edhe trajneri i ri i Barcelonës, Josep Guardiola, ka përkrahur Xavin duke lavdëruar Eto’on. "Ai është perfeksionit dhe e di se mund të vu bindë në diçka me vetëm tri fjalë”, ka thënë Guardiola.