10 shtator 2008

Bilic: Kroacia është shumë më e mirë se Anglia

Kombëtaret e Kroacisë dhe Anglisë do të ndeshen sonte në stadiumin Maksimir në Zagreb, në njërën prej përballjeve më interesante për kualifikimet për Botërorin 2010.Anglezët do të kërkojnë revansh, pasi që për shkak të kroatëve u eliminuan nga Euro 2008. Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, e ka paralajmëruar trajnerin kroat Slaven Bilic, se futbollistët e tij do të udhëtojnë sonte vetëm për fitore.“Jemi shumë më të mirë në çfarëdo aspekti të mundshëm edhe individualisht edhe si ekip. E kam parë ndeshjen kundër Çekisë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Jemi të mbushur me vetëbesim”, është përgjigjur trajneri i Kroacisë, Slaven Bilic.Rekordi që Kroacia mban në Maksimir vetëm i vërteton fjalët e tij. Kroatët kanë kaluar 35 ndeshje të pamposhtur si vendas, nga të cilat kanë 25 fitore, me të cilën Kroacia është ngritur në vendin e 21-të të listës së FIFAs.