10 shtator 2008

Kaka mbështet Messin për Topin e Artë

Asi i Milanit, Kaka, ka thënë se ai do të kishte dëshirë që “Topin e Artë” këtë vit ta fitonte Lionel Messi dhe jo Cristiano Ronaldo, ndërkohë ka premtuar se vitin e ardhshëm do të jetë konkurrent i fuqishëm për ta fituar sërish.“Messi është vërtet një lojtar i madh. Cristiano Ronaldo është po ashtu shumë i mirë dhe e meriton një çmim të tillë, mirëpo unë dëshiroj që Leo ta fitojë. “Messi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe mund ta kontrollojë topin në mënyrë superiore, dhe kjo e bën atë njërin nga lojtarët më të mirë në botë. Mendoj se ai është lojtar të cilin gjithkush e dëshiron në skuadër”. “Po flas vetëm për këtë vit, sepse jam duke u munduar ta rikthej formën time sa më shpejt që mundem, dhe do të mundohem sërish ta fitoj ‘Ballon d’Or’ në Paris dhe ‘FIFA World Player of the Year’ në Cyrih. Mirëpo që të ndodhë kjo duhet të luaj në mënyrë konstante me Milanin”, ka thënë lojtari më i mirë në botë për vitin 2007.