Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka shënuar hat-trick në fitoren shkatërruese prej 4-1 të Anglisë si mysafir i Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë 2010 që do të zhvillohet në Afrikën Jugore. Pas dy humbjeve të pësuara për kualifikimet për Euro 2008, kësaj here Anglia iu hakmor Kroacisë, në ndeshjen më interesante kualifikuese për Botërorin 2010, ndeshje e luajtur në Maksimir të Zagrebit.Sulmuesi 19-vjeçar i Arsenalit, Theo Walcott, hapi serinë e golave pas 26-minutash lojë, ndërsa dyfishoi rezultatin në pjesë të dytë, pas gati 1 ore lojë (59’). Disa minuta më pas anglezët avancuan në 3-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney (63’).Një gol i shënuar nga Mario Madzukic 12 minuta para fundit të ndeshjes, ngushtoi rezultatin në 3-1, por shpresat e kroatëve u shkatërruan me golin e tretë të Walcott dhe të katërtin të anglezëve, tetë minuta para fundit të ndeshjes.Kroatët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 53-të, pas largimit me karton të kuq të Robert Kovac, për shkak të një ndërhurje të ashpër ndaj Joe Cole, i cili po ashtu doli nga loja, por për shkak të lëndimit.Nga ndeshjet tjera të grupit 6, Ukraina ka mposhtur si mysafir Kazakistanin me rezultat 3-1, ndërsa me po të njëjtin rezultat ka fituar edhe Bjellorusia si mysafir i Andorrës. Anglia kryeson në këtë grup me 6 pikë sa ka edhe Ukraina.
11 shtator 2008
Walcot mposht Kroacinë