Përfaqësuesja e Italisë ka arritur të shënojë fitore komode kundër Gjeorgjisë me rezultat, 2-0.Pavarësisht kritikave për sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni, trajneri italian sërish e inkuadroi atë në vijën e parë të sulmit të mbështetur nga Di Natale dhe Camoranesi. Megjithatë mbrëmja e sotme i takoi mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi, i cili i shënoi të dy golat në ndeshje. Njëherë në pjesën e parë (16’) pas një gjuajtje spektakolare nga një distancë prej afro 20 metrash, mesfushori italian gjen rrjetën kundërshtare për t’ua dhënë epërsinë vendasve. Në pjesën e dytë, Lippi bën disa zëvendësime, duke larguar Pirlon dhe në vend të tij inkuadrohet Palombo (46’). Nga minuta 55 në lojë inkuadrohet edhe Del Piero në vend të Di Natales, ndërsa minuta 70 shënoi largimin e Tonit dhe hyrjen sulmuesit tjetër juventin, Iaquinta. Ishte pikërisht Del Piero meritori për golin e dytë të italianëve, i cili pas një driblimi ‘alla Del Piero’ e pasoi topin te De Rossi i cili nuk e pati të vështirë ta plasonte në rrjet.
11 shtator 2008
Tre pikë të radhës për skuadrën e Lippit