Roma është në krizë serioze pasi që simboli i klubit, Francesco Totti, ka pësuar një lëndim tjetër, ndërkohë që është lënduar edhe portieri Doni. Të dy këta lojtarë shumë të rëndësishëm të Giallorosëve do të mungojnë kundër Palermos.Kapiteni ka ndier dhimbje në gju gjatë stërvitjeve, mirëpo pavarësisht se stafi mjekësor i Romës ka thënë se kjo është normale gjatë rikuperimit, Spalleti nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër lëndim serioz të numrit 10 të kryeqytetasve. Kështu, ka vendosur ta lë kapitenin jashtë në ndeshjen e të dielës kundër Palermos, po ashtu pritet që Totti të mungojë edhe në takimin e parë të Ligës së Kampionëve kundër Cluj. Edhe portieri Doni ka pasur një problem me tendine dhe pasi ishte kthyer në stërvitje ai përsëri është larguar për shkak të dhimbjes, me ç’rast ende nuk dihet rikthimi i tij.
11 shtator 2008
Totti pëson tjetër lëndim, Roma në krizë