Heroi i mbrëmshëm i italianëve, Daniele De Rossi, e ka falënderuar Marcello Lippin i cili e ka krahasuar atë me Frank Lampard dhe Steven Gerrard, mirëpo ka thënë se dyshja angleze nuk janë asgjë në krahasim me mesfushorin më të mirë në botë, Andrea Pirlo.“Daniele tanimë është njëri nga mesfushorët më të kompletuar në botë. Ai është në nivel të ngjashëm me Frank Lampardin ose Steven Gerrardin”, kishte thënë Lippi. “E falënderoj trajnerin për komplimentet. Lojtari i Liverpoolit (Gerrard) është një lojtar i klasit botëror dhe unë punoj çdo ditë të bëhem si ai. Mund të flasim për mesfushorët anglezë, mirëpo Andrea Pirlo mbetet më i miri”, përfundoi De Rossi.
11 shtator 2008
De Rossi: Harroni anglezët, Pirlo është më i miri