11 shtator 2008

Xhiorxhio Kielini “Do jem në fushë në ndeshjen ndaj Zenitit”

“Shpresoj të jem në fushë kundër Zenitit. Gjithkush do dëshironte ta luante një ndeshje të tillë”. Kështu është shprehur mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxhio Kielini, i cili u dëmtua gjatë trofeut “Berluskoni”. Ndaj, ai po pret me padurim rikthimin e tij në fushë. Mbrojtësi bardhezi shpreson ta luajë që nga minuta e parë ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, ku Juventusit i duhet të përballet me kampionët e Kupës UEFA dhe Supersupës, rusëve të Zenitit. “Rikuperimi nga dëmtimi po ecën mjaft mirë, – thotë Kielini. – Tani i takon trajnerit të vendosë nëse do më aktivizojë të dielën, apo më pas”. E në fund, mbrojtësi juventin u bën një premtim tifozëve të “Zonjës së Vjetër”: “Të gjithë ne kemi një dëshirë të madhe të fitojmë diçka. Dhe ju premtoj se në fund të këtij sezoni do kemi fituar kampionatin ose Ligën e kampioneve”.