11 shtator 2008

Robinho: Duhet ta përmirësojmë lojën tonë

Pas përfundimit të ndeshjes pa gola ndërmjet Brazilit dhe Bolivisë, të vlefshme për kualifikimet për KB 2010, sulmuesi i ri Manchester Cityt, Robinho, ka thënë se brazilianët duhet ta përmirësojnë lojën e tyre.Brazili i zhgënjeu më shumë se 20.000 tifozë vendas të mërkurën, pasi nuk arriti të shënojë fitore në Rio de Janeiro kundër Bolivisë duke bërë që loja të përfundojë 0-0. “E dimë se duhet ta përmirësojmë lojën tonë. Selecao nuk luajti mirë. Fatkeqësisht nuk mundëm ta thyenim mbrojtjen boliviane dhe të shënojmë”. “Nuk ishte një përfundim i lumtur për ne. Tifozët e dinin se Bolivia do të mbrohet, mirëpo ata kanë pritur se ne do t’ia arrijmë në ndonjë mënyrë ta thyejmë mbrojtjen e tyre. Por për fat të keq nuk arritëm”, ka thënë ish-sulmuesi i Realit.