11 shtator 2008

Portugalia humbet, Shqipëria e para në grup

Kombëtarja portugeze ka pësuar dy gola në minutat shtesë të ndeshjes, për të humbur në fushë të vet nga kombëtarja e Danimarkës me rezultat 3-2, rezultat ky që e mban Shqipërinë në krye të grupit 1, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.Deri në fund të kohës së rregullt Portugalia udhëhoqi 2-1. Avantazhin për portugezët e solli Nani në fund të pjesës së parë (43’). Sulmuesi danez i Arsenalit, Niklas Bendtner barazoi gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, por dy minuta më pas Deco risolli avantazhin për portugezët, duke shënuar nga penaltia (86’).Kur u mendua se Portugalia do të shënonte edhe një fitore për të mbajtur kreun e grupit 1, danezët shënuan dy herë në minutat shtesë të ndeshjes, për të shënuar fitore 3-2. Golat për mysafirët i shënuan Christian Poulsen dhe Daniel Jensen.Me këtë rezultat, Shqipëria do të mbajë kreun e tabelës së grupit 1, me katër pikë por me 3 gola diferencë, derisa ndiqet nga Suedia dhe Danimarka, që të dyja me nga katër pikë por me nga 1 gol diferencë pozitive.Rezultatet e ndeshjeve mund ti shihni në anën e djathtë të ekranit, derisa gjendjen e tabelave mund ta shihni në faqen kryesore të rubrikës së sportit.